Shtohen forcat policore në Leposaviq, pas pak betohet kryetari shqiptar
Lulzim Hetemi do të betohet si kryetar i ri i Leposaviqit.
Betimi i tij do të ndodhë para shkollës “Kadri Bistrica”, shkruan lajmi.net.
Aty tanimë janë stacionuar forca të shumta policie dhe ekipe të gazetarëve.
Para Hetemit, betimin e kanë kryer kryetarët e rinj të Zveçanit e Zubin Potokut. /Lajmi.net/