Shtrenjtohen çmimet e naftës dhe benzinës në Maqedoni
Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIZEL (D-E V) dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nga mesnata do të rriten për 1,50 denarë për litër, njoftoi Komisioni Rregullator i Energjetikës.
Çmimi i ri i EUROSUPER BS – 95 do të jetë 75,50 denarë, EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 77,50, EURODIZEL BS (D-E-V) për 71,50, ndërsa Vaji ekstra 1 (EL-1) për 71,00 denarë për litër.
Çmimi i me pakicë i Mazutit M-1 NS rritet për 1,063 denarë dhe një kilogram do të jetë 40,472 denarë.