Shtyrja pas alarmit për bombë, seanca konstituive do të mbahet sonte në orën 20:00
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet sonte në orën 20:00. Kështu ka konfirmuar për media Sekretari i Kuvendit, Arben Loshi.
Kjo shtyrje e seancës nga ora 11:00 kur ishte paraparë të mbahet sot, është shtyrë pas alarmit për bombë në Kuvendin e Kosovës.
“Seanca konstituive e paralajmëar për 11:00, pas alarmit për bombë, i vazhdon punimet në orën 20:00”, ka deklaruar Loshi./Express/