Shumë gabime në autostradën Struma, ku ndodhi fatkeqësia me autobusin e “Besa Trans”

Ekspertët e trafikut kanë konstatuar disa gabime në pjesën e rindërtuar të autostradës Struma në Bullgari, ku ndodhi fatkeqësia me autobusin e kompanisë “Besa Trans”. Aksi është hapur për qarkullim javën e kaluar, por ekspertët nga Qendra Evropiane për Politikë të Transportit thonë se tabelat e reja rrugore, sinjalizimi i ri dhe rrethojat e zëvendësuara kanë cilësi të pakënaqshëm. Për tabelat e vendosura gabimisht, thonë se ekziston mundësia e madhe që vozitësit të hutohen, gjegjësisht krijohet rrezik shtesë. Qendra Evropiane i bëri thirrje Agjencisë bullgare të infrastrukturës rrugore që të rishqyrtojë kompetencën e punonjësve të saj, raportojnë mediat bullgare.