Si do t’i përgjigjen shqiptarët Mickovskit pas zgjedhjeve lokale 2025?

164
fresco

Zgjedhjet e djeshme treguan qartë se blloku politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut po hyn në një fazë të re transformimi.
Rezultatet dëshmojnë për një konkurrencë më të madhe, një pjekuri më të lartë politike te votuesit dhe për nevojën e disa ndryshimeve të domosdoshme.

Koalicioni VLEN pa dyshim realizoi një fitore të rëndësishme në Çair, me ndihmën e premtuar nga kryeministri Mickoski, ndërsa Aleanca Kombëtare për herë të parë zgjeroi ndikimin edhe në Çashkë të Velesit dhe në Manastirin e harruar ndër vite.
Megjithatë, mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në Tetovë, Strugë, Kërçovë, Dibër e në komuna tjera dhe çfarë çmimi do të duhet të paguajnë shqiptarët te Mickoski, për shkak të ndarjeve dhe divergjencave që vazhdojnë të kenë mes vete.

Nuk mund të flitet ende për një fitore absolute të ndonjë blloku shqiptarë, sepse rezultati përfundimtar duhet matur jo vetëm në numrin e komunave të fituara, por edhe në mbështetjen e përgjithshme dhe në votat për listat këshilltare, ku Aleanca Kombëtare ka mbi 24 mijë vota më shumë se VLENI.
Kjo nënkupton më shumë mandate parlamentare në rast të zgjedhjeve të parakohshme.

BDI dhe Aleanca për Shqiptarët mbeten faktorë politikë të rëndësishëm me një bërthamë të qëndrueshme elektorale.
Për ilustrim, mjafton të përmendet fitorja spektakolare në komunën e tretë më të madhe në vend, Gostivarin, me një rezultat mbresëlënës prej mbi 61%, fitore dukshëm më e thellë se ajo e Çairit.

Edhe pse rezultatet nuk janë në nivelin e pritshmërive, Aleanca Kombëtare zotëron një rrjet të gjerë organizativ dhe një përvojë të konsiderueshme politike, që e bëjnë të aftë të mbrojë dinjitetin dhe interesat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Comments