Si në luftë, shikoni çfarë bëhet në një dasmë në Pejë [Video]

Pavarësisht thirrjeve të autoriteteve që mos të përdorën armët në ahengje familjare, kosovarë po e vazhdojnë traditën primitive.
Në një dasmë në Pejë, ka pasur aq shumë të shtëna me armë, sa që nuk dallohej nëse ishte aheng gëzimi apo luftë.
Në video e siguruar nga Magazina.al shihet se si dasmorët në një moment dalin para sallës ku po mbahej dasma dhe fillojnë me të shtënë, disa me armë të gjata disa me të shkurtëra.