Si u krijua imazhi patetik i Vuçiqit me flamur? Gruaja në delegacionin serb ia bën foton dhe qesh…

316
fresco

Një fotografi po qarkullon prej ditësh në rrjetet sociale, në të cilën Suzana Vasiljeviq, këshilltare për media e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, qesh gjatë votimit të Rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të enjten.

Siç shihet edhe në foto, në momentin kur Aleksandar Vuçiq mban me kokën ulur flamurin e Serbisë, pas tij qëndron Suzana Vasiljeviq, e cila me një të qeshur të dukshme e fotografon apo incizon presidentin serb.

Kjo foto ua mori vëmendjen përdoruesve të rrjeteve sociale.

“Përshkrimi më i mirë i këtij regjimi ndonjëherë. Nuk mund të ishte më piktoreske”, ka shkruar një përdorues i rrjetit social X.

Comments