Siguroi mbështetjen e Kuvendit, lajmërohet Kurti: Kosova është shtet sovran dhe ashtu duhet të trajtohet

304
fresco

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pasi sot Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje kundër mbajtjes së referendumit serb në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Ai ka falendëruar deputetët për votën e tyre, duke thënë se qëndrimi i institucioneve është qëndrim parimor në mbrojtje të ligjshmërisë në vend, shkruan lajmi.net.

“Ne nuk do t’i shkelim parimet tona”, ka shkruar Kurti.

Ai tha se praktikat e dëmshme duhet të ndryshohen e ligji të respektohet.

“Falënderoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për miratimin e rezolutës së përbashkët. Me 76 vota PËR dhe një abstenim, u përmbyll seanca e jashtëzakonshme të cilën e kërkova lidhur me synimin për mbajtjen e referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës. Qëndrimi i institucioneve të Republikës së Kosovës është qëndrim parimor, në mbrojtje të kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë. Ne nuk do t’i shkelim parimet tona. Praktikat e dëmshme ndryshohen, e ligji do të respektohet. Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, ashtu duhet edhe të trajtohet.”, thotë Kurti.

Comments