Sinani: Arrestimet janë mentalitet ruso-jugosllav për ta pengu mendimin dhe shprehjen e lirë të vullnetit të qytetarit

686
fresco

Profesori Universitar, Arsim Sinani në një diskutim me redaksinë e Fakti Ditor ka thënë se Qeveria Zaev ka dështuar me procesin e dekrimializimit të gjyqësisë, prej këtu fillon problemi. Rasti mostër është proces i vështirë dhe problematik, Qeveria ska pasur kurajo ti jep shans të zbardhet e vërteta dhe ka vazhduar me avazin e Qeverisë së kaluar Gruevski-Ahmeti. Të njejtin ves e ka Qeveria Zaev-Ahmeti dhe satelitët e tjerë aty.

I pyetur rreth provokimeve të policisë ndaj protestueve për rastin Monstra, Sinani thekson se Policia e Maqedonisë së veriut brenda vetes ka struktura që janë trashëguar nga ish shërbimi jugosllav Udba që është aktive brenda si mentalitet. BE dhe Nato duhet urgjentisht ti izolojnë këto forca të errëta. Prandaj provokimet janë të dirigjuara dhe për faktin për ta defokusu realitetin objektiv në vend.

Fakti Ditor e pyeti nëse ka ndonjë tentativë për të frikësuar organizatorët dhe protestuesit në vazhdimësi?

Sinani tha që format e arrestimeve janë mentalitet ruso-jugosllav që establishmenti “europjan” në Maqedoni e përdor si formë për ta pengu mendimin dhe shprehjen e lirë të vullnetit të qytetarit.

Fakti Ditor: A duhet një artikulim dhe qëndrim i përbashkët nga kampi politik shqiptar për rastet e montuara?

Sinani: Partitë politike shqiptare e luajnë lojën e gatuar në kuzhinat sllave, fatkeqësisht nuk e dallojnë interesin e shqiptarit me interesin e pushtetit. Janë të padenja për tu shërby qytetarëve publikisht, e pas perdeve kanë amoralitet, prandaj e kanë qelb qytetarin shqiptar me dytytyrësinë politike. Ndryshe si të spjegohet kjo gjendje shqiptarët riten me numra e tkurren me pushtet.Ka një thënie e moçme shqiptare e cila na kujton se si bariu e ftonte fisin ta shpëtoja nga ujku, e në anën tjetër i hante vetë qingjat e gjorë, popullin e vetë ka përfunduar profesori Arsim Sinani.

FAKTI DITOR

Comments