“Situata është serioze, rritet presioni mbi kovid-qendrat”
Aktualisht kemi një presion të shtuar mbi qendrat e Kovidit në vend, dhe kjo e bën situatën serioye, deklaroi ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe, sipas të cilit gjatë ditës së djeshme ka pasur një numër më të madh të të shtrirëve në spital.
Situata në spitale menaxhohet çdo ditë në përputhje me nevojat, plotësimin dhe hapjen e vendeve të reja për hospitalizim. Në takimin e mëngjesit me drejtorët e klinikave, kemi shkëmbyer informacione në lidhje me gjendjen, informoi Filipçe.
Masat, theksoi ministri në njoftim, japin rezultate, por nevojitet respektimi maksimal i tyre, për të kapërcyer këtë valë epidemiologjike.

