Situata para votimeve shqetëson pushuesit nga Kosova

377

Pyetja çfarë do të ndodhë nesër në Shqipëri dhe situata e tensionuar me frikën e përplasjeve ka shqetësuar edhe pushuesit nga Kosova që këtë të shtunë masivisht iu drejtuan plazheveve shqiptare. Një pjesë u tremben trazirave, ndaj edhe urojnë që gjithçka të mbyllet pa incidente.

Situata e tensionuar politike dhe frika e përplasjeve gjatë votimit të 30 qershorit ka shqetësuar edhe pushuesit nga Kosova, të cilët masivisht iu drejtuan bregdetit shqiptar.

Ndaj urimi është që kjo gjendje e paprecedentë të përfundojë pa incidente.

“Na shqetëson se nuk e dimë çfarë na pret nesër. Duke dëgjuar deklarata të ndryshme, luftë civile, djegia e shkollave. Ka mundësi që do të ikim sot”.

Pushuesit i frikësohen trazirave që mund të ndodhin, por pavarësisht kësaj ata që i kanë nisur pushimet kanë vendosur që diten e votimeve ta kalojnë në Shëngjin.

“Nuk është problem.”

Ndërsa ata qe kishin ardhur vetëm për fundjavë, thonë se do ti ndjekin nga Kosova zhvillimet.

“Mazhoranca të zhvillojë zgjedhje kjo është e papranueshme, nuk ndodh në asnjë vend të botës.”

Fluksi i kosovarëve që iu drejtuan bregdetit nisi që në orët e para të mëngjesit.

Mbi 7 mijë persona e kaluan doganën deri në orën 09:00.

Shumica kishin si destinacion Shëngjinin e Velipojën.

“Në Velipojë për pushime, do rrimë 10 ditë.”

Plazhet ishin plot në të gjithë bregdetin.

Për një pjesë është vetëm fundjava e fundit e qershorit, ndërsa të tjerë e shfrytëzuan për tu qetësuar para votimeve të 30 qershorit.

Comments