Situata politike në Maqedoninë e Veriut është e ndërlikuar!

Ngecja në rrugën evropiane nuk është rastësi, por e qëllimshme.
Nacionalizmi maqedonas është ringjallur nën petkun e “krenarisë maqedonase”, ndërsa bota serbe me dinakëri po e shfrytëzon situatën.
Shqiptarët e kanë kuptuar lojën politike, ndaj janë bashkuar në Frontin Kombëtar.
Këto zgjedhje lokale duhet të jenë mesazh i fortë politik, për t’i thënë mjaft padrejtësive!
Shqiptarëve u duhet unitet dhe pjesëmarrje masive në votime.
Sepse legjitimiteti është fuqi, dhe kjo fuqi mbron dinjitetin shqiptar.
Nëse dikush do t’i komplikojë gjërat, le ta dijë: vendin mund ta çojë vetëm drejt një marrëveshjeje të re politike!