Situatë alarmante nga zjarri në Orosh, era shton rrezikun. Ushtria në këmbë

371
fresco

shengjin-zjarri

midle

Zjarri në malet e Oroshit vijon të jetë aktiv. Në një lidhje telefonike për ‘News24’, Prefekti i Qarkut Lezhë deklaroi se situata në Orosh është alarmante, ndërsa sipas tij deri më tani janë përpirë nga flakët mbi 100 ha sipërfaqe.

Nga ana tjetër ai pohoi se forcat zjarrfikëse dhe ushtria janë ne vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Ndërsa situata favorizohet shumë dhe nga era e fortë, e cila shton rrezikun për përhapjen e flakëve.“E rëndësishme është që mos të rrezikohen banesa. Të gjithë janë në gatishmëri.”, tha Nderca.

Duke marrë shkas nga kjo situatë, Ministria e Mbrotjes ka angazhuar një helikopter, i cili prej katër orësh po punon për shuarjen e zjarrit. Po sipas MM-së, forca të shumta të ushtrisë janë angazhuar për shuarjen dhe lokalizimin e flakëve, shkruan “News24”.

Zjarrfikësit, të ndihmuar nga 100 forca ushtria dhe një helikopter po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Comments