S’ka më flamuj në oborrin e Qeverisë, PSD në shtizë i vendos batanijet
Partia Socialdemokrate e Kosovës ka mbajtur aksionin e radhës tek Qeveria e Kosovës që ndërlidhet me krizën e rrymës në vend dhe rinisjen e reduktimeve pas shumë viteve.
PSD ka larguar flamujt që ndodhen para objektit të qeverisë, duke vendosur batanijet në shtizë, shkruan lajmi.net.
Batanija është njëra ndër fjalët që u bë virale kohëve të fundit në Kosovë, pasi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se po ngrohet me të gjatë këtyre ditëve të ftohta e pa rrymë.
Nga PSD thanë se qeverisja e Kurtit mund të ndahet në disa etapa, duke filluar nga kriza me çmimet e rrymës si dhe kriza me çmimet e artikujve bazë për jetesë. /Lajmi.net/

