Skandal, Periskopi: Peshku me krimbin e rrezikshëm u shit në tregun e Kosovës, AUV e mbajti fshehur

93
fresco

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) e cila bie në juridiksionin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural (MBPZHR) e cila udhëhiqet nga Faton Peci e ka mbajtur tërësisht fshehur një krim ndaj qytetarëve që kanë konsumuar peshk me krimba Anisakis. Parazitët-krimbat në peshk, sipas dokumenteve që i ka siguruar Periskopi, janë parë me sy në laborator dhe përbëjnë rrezik për shëndetin e popullatës që i kanë konsumuar.

Dokumente zyrtare, të vulosura dhe të nënshkruara nga zyrtarët e AUV-së, dëshmojnë qartë se qindra mostra peshku të importuar në vendin tonë kanë rezultuar me parazitin Anisakis spp, dhe atë në formën e tij më të rrezikshme, larvat në stadin e tretë (L3).

Këto krimba, të gjatë deri në 3 centimetra, janë vërejtur me sy të lirë gjatë analizave laboratorike që janë kryer nga data 24 nëntor 2023 deri më 6 shkurt 2024.

ë dokumentet e siguruara nga Periskopi, dëshmohet për dhjetra analiza që janë kryer në peshkun e importit që kanë rezultuar me krimba.

Peshku i importuar nga Kanadaja, Argjentina, Spanja dhe Maqedonia e Veriut, i llojit Merluc (Hake fish), është analizuar në 28 mostra në laboratorin e AUV-së. Të gjitha mostrat kanë rezultuar të kontaminuara, por skandali qëndron në faktin se asnjë njoftim publik nuk është lëshuar, dhe pjesa më e madhe e peshkut është lejuar të shitet në treg.

Duke shkelur ligjin, Agjencia e Ushqimit as sot e kësaj dite nuk ka dhënë asnjë informatë për konsumatorët, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve.

AUV vetëm dy ngarkesa i ka asgjësuar dhe bërë publike, ndërsa të tjerat janë shpërndarë nëpër tregje dhe markete në mbarë vendin. Kështu, qytetarët , pa dijeni jo vetëm që kanë blerë, por kanë gatuar dhe konsumuar peshk të mbushur me krimba. Dy kompanive u janë asgjësuar ngarkesat, ndërsa kompanive tjera u është lejuar ta shesin peshkun me parazit Anisakis.

“Gjatë hapjes së secilës dërgesë dhe mostër të peshkut nga kaviteti abdominal janë vërejtur me syrin e thjeshtë një numër i konsideruar i parazitëve Nematod nga 3 deri në 10 parazitë të llojit Anisakis sp të cilët shumë krajtë janë dalluar me anë të syrit, në matje madhësia ka qenë nga 17 mm (1.7 cm) deri në 31 mm (3.1 centimetra) me forma të lavrave të standeve të ndryshme dhe sidomos format e stadit të tretë L3”, thuhet në raportin e analizave të Laboratorit të Bakteriologjisë me Parazitologji pranë Agjencise së Ushqimit dhe Veterinarisë, ku janë përfshirë zyrtarë të lartë të laboratorit në hartimin e raportit.

Shkelja e ligjit, mosinformimi i qytetarëve për rrezikun.

Ligjërisht, çdo produkt ushqimor që rezulton i kontaminuar, i dëmshëm për shëndetin publik apo i pasigurt duhet të ndalohet menjëherë nga qarkullimi, të asgjësohet dhe konsumatori të informohet. Në këtë rast, jo vetëm që nuk janë ndaluar ngarkesat e tjera, por institucioni ka heshtur duke mos lëshuar asnjë njoftim publik, duke fshehur analizat dhe duke i lejuar operatorët të vazhdojnë distribuimin.

midle

Sipas Ligjit për Ushqimin (Nr. 08/L-120), Agjencia e Ushqimit është e detyruar të informojë menjëherë konsumatorët në rast rreziku. Neni 6 i ligjit përcakton qartë se “në rast të rrezikut nga ndonjë ushqim, Agjencia ka për obligim ta njoftojë publikun, institucionet shtetërore dhe palët me interes”.

Mirëpo, kjo nuk ka ndodhur. Përkundrazi, AUV ka zgjedhur ta heshtë rrezikun, duke lejuar që një produkt me pasoja të mundshme shëndetësore serioze, si alergji të rënda, infeksione gastrointestinale apo edhe komplikime të tjera, të konsumohet lirshëm në treg.

Në mënyrë alarmante, në vitin 2025, dyshohet se nuk është kryer asnjë analizë për praninë e parazitëve në peshk duke ngritur dyshime të mëdha për një mungesë të qëllimshme të kontrollit.

AUV – përgjegjës për shëndetin e qytetarëve, por zgjedh të heshtë

Më 19 shtator 2024, AUV publikisht ka deklaruar se ka asgjësuar 21 ton peshk të kontaminuar, duke e pranuar praninë e krimbave. Por kjo përbënte vetëm një pjesë të vogël të ngarkesave, pasi dokumentet e siguruara tregojnë se shumë ngarkesa të tjera janë shpërndarë lirshëm.

Në vend që të ndërpriste distribuimin dhe të informonte publikun, Agjencia e Ushqimit zgjodhi ta mbante të fshehur skandalin, duke lejuar shitjen e një produkti të rrezikshëm dhe duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Kosovës.

Në njoftimin e këtij institucionet thuhej se sipas ligjit ky peshk nuk i plotëson kriteret për konsum, mirëpo sasitë tjera i kishte lënë të shiteshin nëpër tregje.

Krejt në fund të postimin si për ironi, kjo agjenci që ka obligim ligjor të përkujdeset për sigurinë ushqimore, shpreh vendosmëri që nuk do të lejojë shitjen e produkteve të dyshimta.

“AUV është e vendosur të mos lejoj asnjë produkt në treg, i cili nuk është i përshtatshëm për konsum”, thuhet në postim, duke mos i qëndruar prapa këtij zotimi për pjesën tjetër të peshkut me krimba.

Fakte për krimbin Anisakis

Larvat L3 të Anisakis spp janë potencialisht të dëmshme për njeriun, sipas institucioneve si EFSA (Autoriteti Evropian për Sigurinë Ushqimore) dhe CDC (Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve). Ato mund të shkaktojnë anasakiazë, një infeksion parazitar që ndodh kur larva nuk eliminohet me ngrohje të mjaftueshme ose nuk vritet me ngrirje të thellë. Simptomat variojnë nga të lehta (nauze, dhimbje) deri në të rënda (reaksione alergjike, infeksion stomaku apo zorreve). Dokumentet e siguruara e dëshmojnë qartë se janë fshehur të dhënat, janë toleruar operatorët ekonomikë, dhe është rrezikuar shëndeti publik. Në vendet e BE-së, kur peshku rezulton me parazitin e Anisakis asgjësohet, largohen nga tregu sasitë që kanë mbetur dhe njoftohen qytetarët.

Comments