Skandaloze: Kombëtarja e Malit të Zi në ‘shok’, trajneri dhe lojtarët serbë nuk pranojnë të luajnë kundër Kosovës
Trajneri serb i Malit të Zi, Ljubisha Tumbakoviq po refuzon të udhëheq kombëtaren malazeze kundër kombëtares së Kosovës.
Atij i janë bashkangjitur edhe dy futbollistët serbë që përfaqësojnë Malin e Zi, Mirko Ivaniq dhe Filip Stojkoviq, shkruan mediumi malazez ‘Vijesti.me’.
Gjatë ditëve të fundit, Tumbakoviq dhe dy futbollistët serb kanë pasur presion nga Beogradi që të mos luajnë kundër Kosovës.
“Nëse jeni serb, nuk luani kundër Kosovës’, ishte njëra nga thirrjet.
Malin e Zi pritet ta udhëheqin Miodrag Djudoviq dhe Dragoje Lekoviq./Indeksonline/