Skenari i Moskës për të “kapur” Evropën Lindore ? (Video)

374

Sipas një raporti të publikuar sot nga një grup kërkimor privat në Shtetet e Bashkuara, Rusia ka nisur një fushatë me masa të fshehta ekonomike dhe politike për të manipuluar pesë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, për të diskredituar modelin liberal-demokratik të Perëndimit dhe për të dëmtuar marrëdhëniet ndëratlantike.

Në raport thuhet se Moska është përpjekur të bëjë për vete një numër politikanësh që kanë simpati për Rusinë.

Sipas raportit, një ndër qëllimet e Rusisë është që, me anë të këtyre politikanëve, të dominojë tregjet e energjisë dhe sektorë të tjerë ekonomikë si dhe të minojë masat kundër korrupsionit, për të ndikuar mbi qeveritë e vendeve si Bullgaria, Hungaria, Letonia, Serbia dhe Sllovakia, transmeton voa.

“Në disa vende, – thuhet në raport, – ndikimi rus është përhapur aq shumë, saqë po sfidon stabilitetin kombëtar dhe orientimin perëndimor të vendit, së bashku me stabilitetin euroatlantik”.

Comments