Skenë e turpshme në ndeshjen e Conference League, tifozi turk i thyen hundën lojtarit të Fiorentinës [Video]

345

Një incident i pabesueshëm ka ndodhur në ndeshjen e Sivassporit kundër Fiorentinës, pak pas golit të katërt të skuadrës italiane në minutën e 89-të.

Një tifoz i skuadrës turke është futur në fushën e lojës dhe ka goditur me grusht mesfushorin e Fiorentinës, Alessandro Bianco, gjatë festimeve të lojtarëve të skuadrës italiane.

Siç tha më pas trajneri italian Vincenzo Italiano, Bianco ka thyer hundën, duke theksuar se ishte nëj gjest tmerrësisht i turpshëm në një ndeshje evropian.

“Grushti që mori Bianco është një turp, as që e priste, i është thyer hunda. Ishte një atmosferë feste, me një stadium të mbushur dhe ky gjest prishi gjithçka”, tha trajneri i Fiorentinës.

Comments