SKERDILAJD LLAGAMI – KOMANDANT SHPENDI FIGURË E LAVDISHME KOMBËTARE

Skerdilajd Llagami u lind në 31 tetor 1969 në qytetin e Tiranës dhe ishte fëmija i parë i Bardhyl Llagamit, i cili rrjedh nga një familje qytetare tiranse.

Në marsin e vitit 1999, braktisi repartin e Forcave Speciale, (BRISKU) të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe u inkuadrua në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ku edhe merr emrin Komandant Shpendi. Me mbarimin e luftës në Kosovë ai u radhit në Ushtrinë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB). Nisur nga e kaluara e tij në rradhët e UÇK-së në Kosovë dhe në UÇPMB në Kosovë Lindore, Skerdi u emërua në detyrën e komandantit të një njësie speciale. Në rradhët e asaj njësie ai mori pjesë në disa luftime deri më 29 qershor 2001, kur ra duke luftuar heroikisht në fshatin Begovë afër Tetovës si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Me betimin në Flamurin e Skënderbeut dëshmorët trasuan udhën tonë për liri e çlirim dhe Bashkim Kombëtar
Përgatiti Erald Selca për FaktiDitor