Skuadra e “shqiptarëve të Kosovës” në Gjermani, Hoffenheimi fiton ndaj Freiburgut
Hoffenheim ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Freiburgut.
Fisnik Asllani ishte protagonisti kyç i kësaj ndeshjeje, duke shënuar golin e parë për ekipin, vetëm 30 sekonda pas nisjes së pjesës së dytë.
Vetëm 5 minuta më vonë, epërsia e Hoffenheimit u dyfishua përmes mbrojtësit Ozan Kabak, kurse krejt në fund, në minutën 5 të lojës shtesë, shënoi edhe mbrojtësi tjetër, Valentin Gendrey.
Goli i sotëm i Asllanit është i 8-ti këtë sezon, me 7 të shënuar në Bundeligë e 1 në Kupë të Gjermanisë.
Me këtë fitore, ajo që po njihet tashmë si skuadra e shqiptarëve të Kosovës në Gjermani, Hoffenheimi, ku luajnë treshja e Kosovës, Asllani, Hajdari e Avdullahu, mbajnë pozitën e tretë në Bundesligë.

