Skuadra nga Bundesliga kërkon Mavrajn (Foto)

267
fresco

midle
mavraj_1482313262-2035010

Skuadra e Hamburgut ka shfaqur interesim për transferimin e Mërgim Mavrajt

Sipas të përditshmes sportive gjermane, Kicker, skuadra e  skuadra e Hamburgut ka shfaqur interesim për transferimin e Mërgim Mavrajt.

Ky i fundit ka kontratë me Kolnin deri në fund të sezonit, derisa klubi nga Bundesliga ende nuk i ka rinovuar kontratën mbrojtësit të Kombëtares.

Hamburgu, i cili nuk po kalon momente të mira në Bundesligë, është gati që të përfitojë nga kjo situatë për të afruar mbrojtësin e kombëtares.

Mbetet të shihet nëse Koln do të lëshoj Mavrajn, i cili këtë sezon ka qenë ndër mbrojtësit më të mirë në Bundesligë.

untitled_1482312999-9270393

Comments