SONDAZH/ Befasia e madhe, ‘Marca’: Ja kush e fiton ‘Topin e Artë’


E përditshmja madrilene “Marca” ka hapur një sondazh por votat e lexuesve të saj befasojnë të gjithë pasi Messi është lojtari më i votuar në garën për ‘Topin e Artë’.
Deri tani në këtë sondazh kanë votuar rreth 50 mijë lexues dhe befasia mban emrin Lionel Messi i cili kryeson këtë sondazh duke marrë 54.59 % të votave, ndërsa me një diferencë të madhe vjen Ronaldo me 29.39 % të votave.
I treti në listë renditet sulmuesi i Atletico Madridit, Antionio Griezman.
Ky sondazh është cilësuar si befasues për faktin që “Marca” është një gazetë madrilene dhe lexuesit e saj janë përgjithësisht tifozë të ‘Los Blancos’./ Syri.net