Sonte u shfaq Juanjtedi i vërtetë i Murinjos (VIDEO)
Mançester Junajtedi ka zhvilluar një ndër ndeshjet më të bukura që nga koha kur drejtimin e kësaj skuadre morri portugezi Hoze Murinjo.
Në një spetakël të vërtetë në “Olld Traford”, Mançester Junajtedi mundi Fejenordin me rezultatin 4:0, duke i rimarë pozitën e dytë në grupin “A” skuadrës holandeze.
Runi hapi serinë e golave në minutën e 35-të kur mjaft mirë pranoi një top nga ana e suedezit Zlatan Ibrahimoviç.
Ishte ky goli i vetëm i 45 minutave të para, ndërsa në pjesën e dytë “Djajtë e Kuq” shënuan edhe tre gola të tjerë me autorë Huan Mata (69’), Xhons (autogol) (75’) dhe Lingard (90+2’).
Tashmë Junajtedi me 9 pikë renditet në pozitën e dytë, menjëherë pas Fenerbahçes që kryeson renditjen me 10 pikë, ndërkohë Fejenordi ndodhet në pozitën e tretë me 7 pikë të tubuara.