Historia trishtuese e vajzës që tentoi vetëvrasjen sot në Tiranë

306
fresco
ambulanca-620x330-780x439-600x338
midle

Zbardhen detaje të tjera nga tentativa e vetëvrasjes së një vajze 14-vjeçare në Tiranë.

Vajza adoleshente u hodh nga kati i tretë i banesës, por fatmirësisht shpëtoi.

Ajo banon në një pallat pranë Ish-Shkollës së Bashkuar. “Panorama” mëson edhe motivet e kësaj ngjarjeje dhe si u shpëtua nga dy punëtorë të bashkisë.

Sipas burimeve, K.B. ishte jetime, pasi babai ishte ndarë nga jeta kohë më parë.

Po kështu, ajo rrezikon të humbasë edhe nënën, e cila vuan nga një sëmundje e rëndë.

Prej kohësh vajza ishte mbyllur në shtëpi.

Ditën e sotme tentoi të vetëvritej, mirëpo dy punëtorë të bashkisë të gjendur aty e kanë pritur. Ajo madje është grindur me ta.“Pse nuk më latë të vdisja”, mësohet t’u ketë thënë vajza punëtorëve të bashkisë.

 

Comments