“Sopoti” , procesi gjyqësor shtyhet pas zgjedhjeve

219
fresco

midle
sopoti

Këshilli gjyqësorë duke mos caktuar gjykatës i cili do të shqyrtoj rastin e Soptit, ka shtyrë për më 20 dhjetor procesin gjyqësor kundër të të akuzuarve për rastin në fjalë. Të akuzuarit shprehen të revoltuar dhe në shtyrjen e procesit shohin prapavijë politike. Ndryshe

shpresojnë në epilog pozitiv të procesit vetëm nëse rasti i kalon prokurores speciale publike.
“Kjo që anulohet nuk është në rregull, kjo çka shihet nuk është në rregullt se mbas zgjedhjeve do të bëhet diçka. Por gjithsesi është lojë politike kjo. Po jemi duke shpresuar që lëndën të marr Prokuroria speciale por informata nuk kemi se çka është duke u bërë”, tha i akuzuari Shaban Limani.
“Tash pritet me 20 mbas zgjedhjeve, unë nuk pres asgjë nga lënda tash vetëm nëse e merr specialja, mos do të ketë diçka se për ndryshe si është kështu. Kjo lojë politikë në Maqedoni është që nga viti 2003 nuk është tash ku i ra më mend rasti Sopoti, as që e ka ditë ku është Sopoti, e ka përmendura rasti Sopoti të merr ndonjë pikë politikë. Na jemi viktimë kërkojmë drejtësi”, u shpreh i akuzuari Shaqir Suljemani. Ndërkohë Zenal Klaiqi i akuzuar në këtë rast thotë se atij i mohohet edhe marrja e pasaportës, duka e izoluar kështu tash e 14 vite, përcjell alsat.
“Kjo është një lojë tjetër dëshmi që sot e kam kuptuar është letërnjoftimi im, sot isha në polici për më marrë pasaportën, i pari i akuzuar, i dyti, i treti lejohet me marrë pasaportë për më dalë jashtë shtetit, unë jam i fundit dhe nuk më lejohet për me marr dokumentin”, tha i akuzuari Zenel Klaiqi. Edhe pala mbrojtëse vlerëson se stërzgjatja e këtij procesi gjyqësor është një lojë politike.
“Unë jam I bindur se është lojë politike dhe kemi arsye se anulohet për 20 e muajt 12 , dhe arsyetimi I gjykatës se nuk është caktuar gjykatësi por ka prokurorë ky rast nuk mban për arsye se ka kaluar një interval I gjatë kohorë ku këshilli gjyqësor ka pasur mundësi të caktojë gjykatës për këtë rast I cili rast ka disa vjet që gjykohet dhe ka prioritet” , deklaroi avokati Naser Raufi. Për rastin e Sopotit akuzohen 11 banorë të fshatit Sopot, për incidentin që ndodhi në vitin 2003 ku nga shpërthimi i një mine në afërsi të fshatit humbën jetën dy ushtarë polak të NATO-s dhe një civil.

Comments