“Soros ndikon në politikën e brendshme të Maqedonisë”

130

“Soros ndikon në politikën e brendshme të Maqedonisë”

Gazetari Mike Gonzales ka shkruar një artikull për medien ndërkombëtare “Tha Daily Signal”, ku paraqet realitetin politik në vendin tonë fqinj, Maqedoni.

Ai shpjegon më së pari se Maqedonia është një shtet i vogël ballkanik, që ndodhet mes Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë, Kosovës dhe Serbisë. Gonzales thekson se ambasadori amerikan në Shkup, Xhes Baily është duke shkelur me të dyja këmbët sovranitetin  e shtetit të Maqedonisë, si dhe duke pasur mbështetjen e Soros, ndikon edhe në partitë politike apo në koalicionet qeveritare. Madje, në artikull thuhet se Baily mbështet partinë LSDM dhe partitë islamiste.

Soros besohet se e ka vijuar aktivitetin e tij në Maqedoni, duke nisur nga viti 2012. Organizatat e Soros, sipas artikullit, nuk kanë asnjë lidhje me demokracinë. Në vend të demokracisë, Soros mbështet organizata dhe qendra që ideal kanë dhunën dhe radikalizmin politik, në mbarë Evropën.

Ambasadori Baily, duke vepruar në Maqedoni, ka si qëllim të bashkojë në një koalicion partinë e ish-komunistëve të Maqedonisë, LSDM, që nuk ka fituar shumicën e votave dhe dy partive politike shqiptare, mes tjerash dhe BESA, parti me baza fetare.

Baily, iu ka dhënë përparësi partive politike të majta mbi ato konservatore. Fondacioni për Shoqërinë e Hapur, Soros ka nisur një sërë projektesh në Maqedoni që nga viti 2012, duke shpërndarë shumë fonde, sidomos për organizatat civile.

“Me fjalë të tjera, ambasadori është duke ndërhyrë në mënyrë të padrejtë, për t’i dhënë mandatin qeverisës LSDM-së, e cila nuk ka fituar shumicën në Kuvend, por se shumica u fitua nga ana e VMRO-DPMNE”, shkruan ndër të tjera gazetari.

Comments