Sot i jepet lamtumira e fundit kosovares që vdiq tragjikisht, në Tetovë

90
fresco

Sot i jepet lamtumira e fundit vajzhës Daorsa Spahija 24-vjeçe nga Gjakova që humbi jetë në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.

Këtë e kanë bërë të ditur familjaret e së ndjerës, derisa njoftuan se varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit të Gjakovës me fillim nga ora 14:00

24-vjeçarja ishte studente e nivelit master në Tetovë, derisa ende mbeten të paqarta rrethanat e vdekjes së saj.

Prokuroria Themelore e Tetovës ka njoftuar se janë intensifikuar hetimet dhe do të ndërmerren të gjitha masat deri në zbardhjen e plotë të rastit, ku shtuan se të dhënat e para nuk japin indikacione për vepër penale.

Comments