Sot pritet të vendoset për orën policore
Komisioni për Sëmundje Infektive propozon që qeveria përsëri të shpallë orë policore për shkak të përhapjes së virusit korona. Komisioni ka rekomanduar përsëri të ketë orë policore e cila do të fillonte nga ora 22 deri në orën 5 të mëngjesit, vetëm në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe Shtip. Për këtë në Qeveri pritet të vendoset sot.