Spahiu tenton të arsyetohet se flamurin e Kosovës e ka në xhaketë, por nuk i shihet në takimin me Gjuriqin

92
fresco

Analisti dhe profesori nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, ka bërë të ditur të shtunën se ka realizuar një takim me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq.

Pas publikimit të fotografisë nga ky takim, ndjekës të ndryshëm në rrjete sociale e kanë kritikuar Spahiun për mungesën e flamurit të Kosovës në sfond apo në veshjen e tij, duke e pyetur hapur për simbolin shtetëror.

midle

Spahiu është përgjigjur duke thënë se flamurin e ka pasur të vendosur në xhaketë, por që “nuk po duket mirë në foto”. Megjithatë, nga pamjet e publikuara nuk vërehet askund ndonjë simbol i tillë në veshjen e tij, duke nxitur më tej dyshime dhe kritika ndaj tij.

“…është në xhaketën time ngjitur po nuk po duket mirë në foto. Por nuk mund të ishte në prapavijë sepse unë nuk jam zyrtar i Kosovës, jam vetëm qytetar”, ka thënë Spahiu në reagimin e tij.

Comments