Spanja nuk ndryshon qëndrim për Kosovën

219

fuertes

Ambasadori i Spanjës në Beograd Miguel Fuertes ka deklaruar sot pas takimit me Drejtorin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë,  Marko Gjuriq se Madridi zyrtar nuk e ka njohur Kosovën dhe se do të mbajë këtë pozicion edhe në të ardhmen.

Nga ana e tij, Gjuriq ka thënë se Spanja kështu mbështet parimet e të drejtës ndërkombëtare.

Ambasadori spanjoll në Serbi poashtu ka thënë se të dyja vendet kanëraporte të  jashtëzakonshme dhe se në çdo kohë kur Serbia ka nevojë për ndonjë mik mund të llogarisë në Spanjën  dhe anasjelltas, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.

 

Comments