Ekzistojnë indikacione se ngjarjet në “Lagjen e trimave” të Kumanovës u bënë që të pengohet publikimi i “bombave”, vlerësoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në intervistën e mbrëmshme për TV 21, percjell Pa Censurë.
“Një nga dilemat e cila vendoset edhe para meje edhe para qytetarëve është se a ishte ky skenar i cili duhej dhe kishte për detyrë që ta pengojë publikimin e bom*bave sepse në shkurt filloi publikimi i bom*bave gjegjësisht e vërteta për Maqedoninë ndërsa në maj na ndodhën ngjarjet në Kumanovë” tha Spasovski.
Në aksionin e armatosur para katër viteve në “Lagjen e trimave” të Kumanovës që zgjati dy ditë jetën e humbën tetë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme përderisa dyzet ishin lënduar rëndë. Krahas tetë pjesëtarëve të forcave të policisë, ishin vrarë edhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur. /Koha