

Nuk ka ndodhur më herët që një shkollë e mesme të jetë nikoqire e garave shtetërore, por është Gjimnazi 7 Marsi që me punën e përkryer për pak vite funksionim të merr përsipër mbajtjen e garave prestigjioze nga lënda e Fizikës transmeton Faktiditor.ch .
Drejtoresha e gjimnazit 7 Marsi Miqerem Rizai që konsiderohet tashmë më e sukseshme dhe Koordinatorja e lëndës së Fizikës Redona Izairi e kanë quajtur këtë si një mirënjohje në rradhë të parë që i bëhet këtij institucioni të mesëm në Tetovë ku do jenë pjesëmarrës nxënës nga gjithë shkollat e Maqedonisë, por e gjithë kjo sipas tyre është arritur falë punës së shkëlqyer që është bërë në këtë shkollë.Javën e kaluar në këtë gjimnaz u mbajtën garat komunale të lëndës së Matematikës .
Organizimi i garave shtetërore në lëndën e Fizikës në gjimnazin 7 Marsi është konfirmuar përmes një letre nga ana e ana e Shoqërisë së Fizikantëve në Republikën e Maqedonisë duke vlerësuar gjimnazin 7 marsi për aktivitetet e shumta dhe bashkëpunimin e sukseshëm me institucione relevante arsimore .Faktiditor.ch .