Statistika: Qeveria Kurti për 3 vjet shtroi vetëm 2 kilometra rrugë

105

Analisti, Shenoll Muharremi, ka publikuar disa statistika zyrtare e ku në to tregohet se Qeveria Kurti ka shtruar vetëm 2 kilometra rrugë për gjatë tri viteve në pushtet.

Ai, ka shkruar se nga Vjetari Statistikor 2024 (ASK/ZKM) që u publikua këto ditë, është një indikator jo shumë pozitiv nga vitet e fundit.

“2 kilometra rrugë të reja janë shtruar nga viti 2020 deri 2023. Në fakt, qeveritë e mëparshme e patën tepruar me investime në rrugë, kërkohej një diversifikim i investimeve, sidomos në biznese dhe sektor privat. Kjo për arsye që të rritet ekonomia vendore dhe të ulet deficiti tregtar. Qeveria aktuale, fokusin nuk e pati tek bizneset por tek politikat e majta sociale. Rrjedhimisht, nuk u investua në infrastrukturë as rrugore as biznesore, por në lëmosha. Mbetëm pa ndihmë për biznese, pa rrugë të reja.. dhe me rritje të ndihmave sociale dhe rritje të deficitit… E kjartë që duhej të ndryshonte diskursi nga investimet e mëdha në rrugë, por kjo nuk nënkuptonte që vetëm 2 kilometër rrugë të reja mos të shtrohen për 4 vite”, ka shkruar ai

Comments