Stefano Pioli do të ulet në pankinën e Milanit
Stefano Pioli do të emërohet trajneri i ri Milanit, duke hyrë në një grup shumë të vogël trajnerësh që kanë drejtuar si kuqezinjtë, ashtu edhe rivalët e tyre zikaltër të Interit. Tekniku do të bëhet i 8-i në një listë që ka pasur shumë emra të njohur, të cilët kanë festuar trofe me të dy skuadrat. I pari ishte në vitet ’30, hungarezi i natyralizuar si italian, Xhiovani Viola, i cili ishte trajner e lojtar te Ambroziana në sezonin 1928-29 dhe trajner i Milanit nga viti 1933, deri në vitin 1934. Ndërkohë dy të fundit sipas radhës janë Zakeroni dhe Leonardo, me të parin që festoi titullin e çudive të vitit 1999 me kuqezinjtë dhe brazilianin i cili u dhuroi zikaltërve trofeun e fundit, Kupën e Italisë në vitin 2011.