Stenio Zhunior largohet nga Shkëndija drejt Letonisë
Stenio Zhunior është larguar nga radhët e skuadrës së Shkëndijës dhe në të ardhmen do të jetë pjesë e futbollit në kampionatin e Letonise dhe skuadrës së Rigës. Sulmuesi i krahut nga Brazili iu bashkua skuadrës në Abu Dabi, aty ku skuadra letoneze është duke u përgatitur për sezonin e ri.
Braziliani ka kërkuar ndërprerjen e kontratës te Shkëndija në muajin dhjetor, edhe pse i njëjti skadon në qershor të këtij viti. Ndryshe braziliani 28 vjeçar erdhi në Maqedoni në vitin 2013 nga radhët e Liteks Loveç duke kaluar në radhët e Pelisterit, që një vit më pas të vesh fanellën e Shkëndijës, ku shijoi 2 tituj kampion dhe një titull në Kupën e Maqedonisë. Braziliani për skuadrën tetovare zhvilloi 160 ndeshje dhe shënoi 37 gola.