Stoltenberg: NATO mbështet Turqinë

527
fresco

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se asnjë aleat në aleancën ushtarake nuk ka pësuar më shumë sulme terroriste sesa Turqia, që është kritikuar për sulmin në Siri.

”NATO është angazhuar në sigurinë e Turqisë, pasi është një vend që luan rol kryesor në një rajon të paqëndrueshëm”, deklaroi Stoltenberg në një konferencë shtypi në Stamboll, së bashku me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

“Ka pikëpamje të ndryshme midis aleatëve të NATO-s”, deklaroi ai për kritikat e sulmit ndaj Sirisë, por shtoi se ”aleanca mbështet Turqinë me pesë miliardë dollarë në infrastrukturë ushtarake”.

“Kjo tregon se NATO është e pranishme në Turqi … Jemi këtu për të mbrojtur Turqinë dhe veten tonë”, shtoi Stoltenberg.

Comments