Stoltenberg përmend Bosnjën: NATO do të sigurohet që konflikti të mos dalë jashtë kufijve të Ukrainës
Sekrteari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përmendur Bosnjën dhe Gjeorgjinë pas mbledhjes urgjente. Ai ka thënë se NATO ka shtuar mbrojtjen në shumë shtete derisa shtoi se NATO nuk është në luftë me Rusinë.
“NATO ka qenë në Bosnjë e Gjorgjia për shumë vite. Ne kemi forcuar mbrojtjen. Kemi aktivitete edhe në vende të tjera, me partner të tjerë. Do të forcojmë institucionet e sigurisë, reforma, trajnime. Do të mbrojmë cdo pëllëmbë të territorit të NATO-s, nuk jemi në luftë me Rusinë. U pajtuam që raportet tona me Rusinë kanë ndryshuar fundamentalisht, por mbetemi të hapur për diplomaci. NATO do të sigurohet se konflikti nuk do të përhapet jashtë kufijve të Ukrainës. Në këtë moment të rrezikshëm, asnjë vend nuk mund të ecën i vetëm. Putini tentoi të na ndajë, por jemi më të bashkuar se kurrë”, tha Stoltenberg, përcjell Periskopi.