Stoltenberg: S’ka indikacione se raketa mbi Poloni ishte e qëllimshme

209
fresco

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se nuk ka indikacione se shpërthimi i raketës në Poloni është rezultat i “një sulmi të qëllimshëm”.

“Nuk ka asnjë indikacion se Rusia po përgatit veprime ushtarake sulmuese kundër NATO-s”, tha ai.

Ai shtoi se hetimet janë duke vazhduar dhe duhet pritur përfundimi, transmeton Klankosova.tv.

Comments