Strugë, Asfaltohen rrugë në Misleshovë dhe Frëngove (Foto)


Pas shtrimit në dy rrugëve në dy lagje të Frëngovës, në të cilat nuk ishte vënë dorë prej vitesh në f. Frëngovë ( 80 dhe 70 m secila përkatësisht) , vetëm dy ditë më parë janë zgjeruar me asfalt të ri dhe cilësor pjesë rruge në lagje të ndryshme të fshatit. Kujtojmë se vetëm brenda një harku kohor pre 2 muajsh janë shtruar gjithsejt rreth 900 m2 katrorë asfalt në këtë fshat. Shpresojmë se këto investime do të ndihmojnë sado pak në jetën e përditshme të banorëve.
Edhe pse në kushte jo shumë të favorshme atmosferike, Komuna e Strugës vazhdon me asfaltimet në lokacione të ndryshme brenda territorit të Komunës së Strugës . Përkatësisht, anë ditëve të fundit janë shtruar dy rrugë me gjatësi 330 m secila në një lagje të Misleshovës , ku prej dhjetëra vitesh nuk ishte vënë asnjë dorë nga ana e shtetit apo komunës. Kujtojmë se ky është një premtim tjetër i radhës i mbajtur nga ana e Kryetarit të Komunës së Strugës , Ziadin Sela.