Strugë, pensionistëve s’ka kush tua nënshkruaj daljen në pension

260
fresco

Banorë të Strugës mbetën pa rroga dhe pa pension. Pas përfundimit të marrëdhënies së punës së tyre dhe plotësimit të moshës së pensionimit, tani nuk ka njeri në Fondin Pensional në Strugë, që t’i përgatisë dhe nënshkruajë vendimet e tyre për pension. Paradoksi është se në pension kanë dalë edhe personat e autorizuar për nënshkrime të vendimeve të tilla, dhe në vendin e tyre nuk është emëruar tjerë.

Kam dalë në pension më 31 dhjetor. Deri më tani nuk kemi marrë ndonjë vendim, e as pension. Për shkak të çështjeve teknike, nuk ka kush ta zëvendësojë referenten ekzistuese, pasi ajo është pensionuar dhe tani nuk ka asnjë referent për nënshkrim dhe vulosje – tha Mile Baloski – banor i Strugës.

Baloski thotë se kot presin gati dy muaj pa asnjë të ardhur.

Nuk jam vetëm unë, 100 njerëz janë në pyetje. Dokumentet janë këtu, ata thjesht duhet të përgatisin vendimin – tha Mile Baloski – banor i Strugës.

Dragan Mateski kohë më parë ka punuar në Çeki. Edhe ai përballet me të njëjtin problem.

Unë bëra kërkesë për rregullim të pensionit më 4 dhjetor të vitit të kaluar në Institutin Çek për çështje Sociale. Më 6 janar, dokumentet u dërguan në Qendrën për këto çështje, të Maqedonisë. Tani përsëri më kërkojnë librezë origjinale të punës, përkthim të dokumenteve dhe të vërtetohen – u shpreh Dragan Mateski- banor i Strugës.

Kreu i njësisë rajonale të Fondit pensional të Strugës, Kariman Nuroski, nuk deshi të flasë para kamerës, sepse nuk kishte autorizim ta bëjë këtë. Sidoqoftë, ai pranon se ka probleme, por këmbëngul se ato do të zgjidhen këto ditë. Fillimisht duhet të bëhen rishpërndarje të caktuara të personelit administrativ.

Miki Trajkovski

Comments