Studimi britanez: Ekrani i telefonit tri herë më i ndotur se ulësja e tualetit!

331

Ekrani i një telefoni mesatar është më shumë se tre herë më i ndotur se një ulëse e tualetit, sipas hulumtimeve të fundit.

Specialistët e sigurimeve të pajisjeve teknologjike, Insurance2go, kanë analizuar tre telefona të ndryshëm – një iPhone 6, Samsung Galaxy S8 dhe Google Pixel – për të zbuluar se sa bakterie ka akumuluar secili. Ata gjetën sasi të miellit, mykut dhe bakterieve aerobike në të gjitha pjesët e telefonave. Gjë që nuk është për t’u habitur, kur mirret parasysh që mesatarja e britanezve prekin ekranin e telefonit 3,000 herë në ditë.

Por sipas firmës, një e treta e britanezëve kurrë nuk kanë pastruar telefonat e tyre. Pas votimit të një mijë të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar, firma zbuloi se vetëm një në 20 individë pastrojnë telefonat e tyre çdo gjashtë muaj ose më pak, shkruan metro.co.uk.

“Testimi ynë zbuloi se ekranet e telefonave përmbajnë sasinë më të lartë të baktereve, tharmit dhe mykut, me 254.9 njësi infeksioni të pranishëm për cm2,” tha kompania. Pra, mesatarisht, çdo pajisje kishte 84.9 njësi infeksioni, ndërsa mesatarja e tualetit përmban rreth 24 njësi. Një tastierë e zyrës ka pesë.

Fatmirësisht, pastrimi i telefonit tuaj nuk duhet të jetë një punë e përditshme. Specialistët rekomandojnë përdorimin e një pëlhure të pastruar me një tretësirë të holluar të alkoolit për të fshirë pjesën e përparme dhe pjesën e prapme të telefonit.

Të bësh këtë një herë në javë është gjithçka që nevojitet për të mbajtur telefonin pa bakterie.

Comments