Studimi: Zemërimi dhe urrejtja mund të na bëjnë të lumtur

310

Njerëzit janë të lumtur nëse ata janë në gjendje të ndiejnë emocionet që ata dëshirojnë – edhe nëse këto emocione janë të pakëndshme, siç është zemërimi dhe urrejtja, thuhet sipas një studimi, transmeton Klan Kosova.

Rezultatet e studimit, të përpiluara nga një ekip ndërkombëtar i studiuesve, gjetën se lumturia është “më shumë se thjesht ndjenja e kënaqësisë dhe shmangia e dhimbjes”.

Studiuesit i kërkuan pjesëmarrësve që t’u tregonin se çfarë emocionesh dëshironin dhe çfarë lloj emocionesh ndienin.

Studiuesit zbuluan se ndërsa njerëzit në përgjithësi dëshironin të përjetonin emocione më të këndshme, ata kishin kënaqësinë më të madhe të jetës nëse emocionet që ata përjetuan përputheshin me ato që dëshironin.

Studimi ndër-kulturor përfshinte rreth 2,300 studentë universiteti nga Shtetet e Bashkuara, Brazili, Kina, Gjermania, Gana, Izraeli, Polonia dhe Singapori.

Comments