
Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane ka përfunduar në radarin e gjigantit spanjoll, Barcelonës dhe shihet si pasues i uruguaianit Luis Suarez.
Në janar Suarez mbush 32 vjeç dhe Barcelona është duke monitoruar me vëmendje situatën e tij.
Forma e qendërsulmuesit ka pasur rënie në sezonin e fundit si me klubin katalunas ashtu edhe me kombëtaren uruguaiane.

Kështu, Barcelona ka lëshuar radarin në drejtim të emrave të rinj që mund ta zëvendësojnë Suarezin në “Camp Nou”.
Mediat spanjolle raportojnë se drejtuesit e klubit Blagurana tashmë e kanë gjetur pasuesin e ish-sulmuesit të Liverpoolit.
Sulmuesi anglez i Tottenhamit, Kane, shihet së më ideali për të marr në dorë frenat e sulmit për shumë vite.
Barcelona mendohet se do të presë deri në verën e vitit 2019 për të bërë ofertën e saj zyrtare e cila mendohet të jetë rreth 150 milion euro.