Gold Ag vjen me projekt të ri: Ka ardh koha për vlera…[Foto]

Meqë është aktiv në projekte muzikore ai nuk ndalet së punuari në këngë të reja dhe bashkëpunime, shkruan lajmi net.
Para pak javësh ka paralajmëruar këngën e re e cila do t’i kushtohet të zhdukurve në Gjakovë. Së fundmi, Goldi ka postuar një fotografi në Instagram bashkë me një të moshuar dhe që fotos i lë këtë përshkrim.
“I ka ardh koha me ndi vlera … ?, së shpejti”, ka shkruar ai.

“Ndihmoje jetimin”, është kënga e fundit e lansuar pas “Djali i ushtarit” që e solli në duet me Hysni Klinakun.
Jo të pakta janë edhe reagimet e tij lidhur me ngjarje politike në vend, e në veçanti kur bëhet fjalë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. /Lajmi.net/