Sulm brutal në Tetovë: Tre të mitur dhe një prind rrahin një djalë të mitur
MPB njofton se me datë 06.07.2025 në orën 02.35 në Stacionin Policor të Tetovës, D.J. (46) nga Tetova, së bashku me djalin e tij të mitur, kanë raportuar se rreth orës 00.00 në rrugën “Lj
ubotenska” në Tetovë, djali i tij fillimisht është sulmuar fizikisht nga tre të mitur dhe më pas nga S.V. i cili është babai i njërit prej të miturve. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.