Sulm në qendër të Brukselit, të paktën 2 të vdekur

270
fresco

Të paktën dy persona, me kombësi suedeze, kanë vdekur.

Ndërkohë raportohet për disa të plagosur.

I dyshuari është në arrati. Kjo është bërë e ditur nga autoritetet lokale.

Sipas burimeve policore të cituara nga mediat lokale, njeriu që hapi zjarr me kallashnikov në qendër të Brukselit rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme, bërtiti “Allah akbar”.

Mësohet se të shtënat janë dëgjuar rreth orës 19:15 pranë Place Sainctelette, midis Bulevard d’Ypres dhe Bulevard du Ninième de ligne.

Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur makina të shumta policie dhe ambulanca.

Nga pamjet që qarkullojnë, shihet një burrë me një xhaketë fluoreshente dhe një helmetë të bardhë, një armë në dorë, duke hipur në një skuter dhe duke ikur.

Ai dyshohet se ka qëlluar në një makinë para se të godiste dy persona në një taksi.

Comments