Sulmi i hakerave solli Kurtin “rrufe” në Tiranë? Dy orë i mbyllur me Ramën në vilën qeveritare

338

Pas Shqipërisë Kosova është vendi i radhës (i tretë) në Ballkanin Perëndimor që pësoi sulm nga hakerat mëngjesin e sotëm. Ndërkohë që të dyja vendet duket se janë vënë në shënjestër të hakerave, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar një takim urgjent me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Kurti nuk është prononcuar se për çfarë do të ishte takimi me Ramën, mirëpo ai u largua në mes të konferencës për media pas takimit me Këshillin Grevist duke deklaruar se “kishte një takim urgjent”. Express mëson se as nga pala shqiptare ky takim nuk ishte planifikuar më herët.

Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse takimi mes Ramës dhe Kurtit ka pasur në fokus sulmin kibernetik apo nëse pas sulmit fshihet e njëjta dorë. Takimi nisi rreth orës 14:00 dhe përfundoi në 16:20. Në takim, Albin Kurti shoqërohej nga ministri Murati. Edi Rama ishte i vetëm.

Ditën e djeshme u raportua për një sulm edhe në Malin e Zi, ku gjithashtu është ndërprerë funksionimi i kompjuterëve qeveritarë.

Ndërkohë që Shqipëri të premten pësoi një sulm të dytë nga hakerat iranianë të cilët shënjestrën sistemin TIMS në pikat e kalimit kufitar.

/Gazeta Express

Comments