Sulmi në Jordani: Turistët e huaj mbahen peng në kështjellë nga persona të armatosur (Video)



Një grup personash të armatosur i kanë sulmuar sot forcat e sigurisë para se ta barrikadonin veten në një kështjellë të epokës së kryqëzatës, në qytetin jordanez, Karak.
Besohet se turistë të huaj kanë mbetur të bllokuar brenda kësaj kështjelle historike, transmeton Express.
Një operacion i forcave të sigurisë ka nisur, në ndërkohë.
Të paktën pesë persona janë vrarë, përfshirë një turiste kanadeze, ndërsa nëntë të tjerë janë plagosur në këtë sulm, raporton AFP.
Katërmbëdhjetë persona, përfshirë turistë nga Malajzia, janë në mesin e pengjeve, raportojnë mediat lokale.