Zbulohet ‘truku’ që zgjat baterinë e iPhone



Ka shumë mënyra për ta ruajtur jetëgjatësinë e baterisë në celularin tuaj, por ekziston një mënyrë shumë më e lehtë dhe që ua ruan baterinë në iPhone për 20%.
Çfarë duhet të bëni? Mos e përdorni aplikacionin e Facebook.
Sipas disa testimeve të kryera nga Samuel Gibbs në iPhone 6S, u gjet se fshirja e aplikacionit të Facebook nga celulari mundësonte deri në 20% më shumë jetëgjatësi të baterisë.
Në vend se të përdorni aplikacionin e Facebook, Gibbs thotë se është më mirë që të hyni në rrjetin social përmes shfletuesit Safari.