SULMI NË TRU MERR GJASHTË MILION JETË NJERËZISH NË VIT

202

thumbs_b_c_d3f0ab94fb8cfee3b6e2cdaef94b6276

Në botë çdo vit rreth 17 milionë njerëz preken nga goditja në tru, prej të cilëve të paktën gjashtë milion njerëz nuk i mbijetojnë, raporton AA.

Prof. dr. Sebnem Bicakcic nga Departamenti i Neurologjisë në Universitetin Cukurova në Adana të Turqisë, lëshoi një deklaratë me rastin e 29 tetorit, Ditës Botërore të prekurve nga sulmi në tru.

Biçakçi porositi se sulmi në tru është sëmundje shumë e zakonshme në botë, e cila mund të rezultojë me vdekjen ose pasoja të përhershme për personin e prekur.

“Çdo vit në botë rreth 17 milionë njerëz përjetojnë goditje në tru, dhe gjashtë milionë prej tyre nuk i mbijetojnë. Bëhet fjalë për sëmundjen që është më e zakonshme tek të moshuarit, edhe pse edhe tek të rinjtë nuk është në nivele që mund të injorohet”, potencoi Biçakçi.

Gjithashtu, shtoi se në vendet e zhvilluara dhe në vendet në zhvillim 15 përqind e njerëzve nuk i mbijetojnë sulmit, 30 përqind kanë më pak pasoja, 15 përqind me pasoja të mesme apo pasoja të rënda si dhe 25 përqind e njerëzve shërohen me sukses.

Ajo gjithashtu theksoi se vënia nën kontroll të faktorit të cilat bartin rrezikun e sulmit në tru, pastaj rritjen e vetëdijes shoqërore dhe mundësinë e shërimit, mund të zvogëlohet përqindja e vdekjeve te personat e prekur nga sulmi në tru.

Comments